Vrau veten pacienti i tretë tek ‘Shefqet Ndroqi’, reagon drejtori: E vërteta është se …

0

Spitali “Sheqfqet Ndroqi” në Tiranë, i transformuar në spitalin Covid 2 ka reaguar pas  së tretës vetvrasje nga pacientë të sëmurë me COVID  që trajtohen në të. Deklarata ka ardhur pasi në mesnatë pacienti 52-vjeçar Preng Gjonaj ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i katërt në mesnatë.

Dr. Perlat Kapisyzi, Drejtor i spitalit “Shefqet Ndroqi”, tha për gazetarët në mesditë i ndjeri ishte shtruar në 25 tetor dhe nuk kishte shfaqur shenja të problemeve mendore.

Dr. Kapisyzi tha: Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete. 52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2.

I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror. Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes.

Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit. Ky është një moment i vështirë për ne. Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne

Gazetarët: Është rasti i tretë, çfarë masash do të merren për këtë spital?

Dr. Kapisyzi: Është momenti që të respektojmë dhimbjen e familjarëve si dhe dhimbjen tonë.

Artikulli i mëparshëmJulian Deda e thotë troç: Ky është aktori i ‘Portokallisë’ që nuk më bën fare për të qeshur! (EMRI)
Artikulli i radhësEMRI/ Heroinë dhe armë, ja kush është i arrestuari në Lezhë