Vazhdon greva e naftëtareve të Ballshit në të 18-tën ditë të saj. Gjendja e tyre është përkeqësuar, krahas mungesës së ushqimit, stresit dhe lodhjes.
Megjithatë, thirrjet drejtuar qeverisë nuk kanë munguar as nga ambientet e qendrës shëndetësore prej nga ku presin asgjë tjetër përveç dhënien e pagave të tyre të prapambetura.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura, por edhe punë, perspektivë, hapjen e rafinerisë.
Ata janë mbështetur nga populli i Ballshit dhe Fierit me protesta jashtë dyerve të godinës ku janë futur grevistët.