David dhe Victoria Beckham thuhet se kanë rënë dakord që të marrin pjesë në një serial-dokumentar në Netflix, i cili thuhet se do të nxjerrë në pah karrierën dhe jetën e tyre.Netflix nuk ka komentuar, po ashtu as familja Beckham, por nga ana tjetër asnjë prej tyre nuk i ka mohuar thashethemet e fundit të tabloidëve britanikë. The Sun raporton se seriali do të jetë një bashkëprodhim i Netflix dhe Studio 99, që zotërohet nga familja Beckham. Dokumentari, i cili po konsiderohet si “Keeping up with the Kardashians” britanik, do të thellohet në arkivat e familjes për të siguruar një pikë interesante intime te fotot personale dhe kujtimet nga karriera e David Beckham, si dhe marrëdhënia e tij me bashkëshorten Victoria dhe katër fëmijët e tyre.