A e shkaktoi tërmetin në Turqi Hëna blu? Fjalë të frikshme nga astrologu i famshëm turk

0
A e shkaktoi tërmetin në Turqi Hëna blu? Fjalë të frikshme nga astrologu i famshëm turk

Astrologu i njohur turk, Aysun Koç ka shpjeguar fenomenin e hënës së plotë, e cila njihet ndryshe “hëna blu’. Sipas tij, hëna blu ndikon te tërmetet, duke theksuar se rreziku i tyre në Turqi do të vazhdojë deri më 16 nëntor.

Astrologu u shpreh se tërmeti është efekti më i dukshëm i këtij fenomeni të rrallë, por do të ketë edhe probleme të tjera, si rritja e shtrimeve në spitale për shkak të Covid-19, zhvillime në burgje dhe çekuilibër i vazhdueshëm ekonomik.

“Si vend, ne mund të jemi të ekspozuar ndaj armiqësive të fshehura”, tha ai. Mbrëmë hëna e plotë u pa nga e gjithë bota, për herë të parë pas 76 vitesh.

Ndërsa përsa i përket shenjave të zodiakut astrologu është shprehur se shenjat që do të marrin më shumë ndikim nga Hëna Blu janë  të lindurit në pesëmbëdhjetë ditët e para të Demit, Akrepit, Luanit dhe Ujorit. 

Shenjat që do të marrin një efekt më të mirë nga kjo Hënë jan: Bricjapi dhe Virgjëresha.

Artikulli i mëparshëmÇfarë pret Gjermania nga zgjedhjet presidenciale në SHBA?
Artikulli i radhësNë mes të pandemisë së Covid-19/ Nata e ‘çmendur’ e të rinjve britanik për Halloween