Teksa bëhet thirrje për shmangie absolute të grumbullimeve masive, çifti Jennifer Lopez dhe Alexander Rodriguez iu bashkuan festës së 12-vjetorit të vajzës së tij, Ella Alexander Rodriguez në Miami.
Në festë ishte e pranishme edhe nëna e Ella-s, Cynthia Scurtis, 47 vjeç, – ish-gruaja e Aleksit, të cilët ishin të martuar nga 2002 deri në 2008.
Në një moment, të cilësuar në media si “i sikletshëm” 50-vjeçarja J-Lo u zhvesh duke nxjerrë në pah të brendshmet e saj. Gjithashtu e pranishme në ditëlindje ishin motra e Ella-s, Natasha Rodriguez, 15 vjeçe, dhe fëmijët e J-LO-së, nga martesa e saj me Marc Anthony, si dhe anëtarët e tjerë të rinj të familjes.
Pavarësisht se të gjithë u përpoqën të ishin korrektë ndaj masave shtrënguese të Covid-19, numri i të ftuarve ishte relativisht i lartë, përfshirë një djalë që kujdesej të filmonte gjithçka.