Turqia dhe Greqia u tronditën të premten e 30 tetorit nga një tërmet shumë i fuqishëm, me magnitudë 6.6.
Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, ku më të ndjeshëm janë padyshim fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.
Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin.
Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 62 bën të ditur Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).Ndërsa numri i të plagosurve raportohet 940, nga këta 218 janë ende në spitale.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë ende në 8 ndërtesa që u shembën në zonën e Izmirit.