“I kishin fshehur në fund të kabinës”, si u zbuluan dy shoferët e autobusëve që transportonin ilegalisht medikamente

0
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dy shoferë autobuzash të cilët u kapën duke transportuar medikamente ilegalisht, për të cilat duhej paguar akcizë.

Policia e Vlorës njofton se në Portin e qytetit si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, autobuzin me drejtues shtetasit A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier (të cilët e drejtonin autobuzin me turne).

Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kabinës së autobuzit u konstatua se ata kishin fshehur 209 pako me medikamente të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasit A. M. dhe M. P., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një tjetër rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen 209 pako medikamete të markave të ndryshme.

Procedohen penalisht 2 shoferët e autobuzit ku u gjetën pakot me medikamente.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, autobuzin me drejtues shtetasit A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier (të cilët e drejtonin autobuzin me turne).

Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kabinës së autobuzit u konstatuan të fshehura 209 pako me medikamente të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasit A. M. dhe M. P., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmNuk respektuan protokollet e sigurisë, gjobiten me 10 milionë lekë secili katër pronarë lokalesh. Ja sa qytetarë u ndëshkuan për mosmbajtjen e maskës
Artikulli i radhësGara presidenciale në SHBA/ Ivanka Trump thyen rekordin e Obamës, mbledh miliona dollarë për fushatën e babait të saj