Konsipirancionisti Alfred Cako ka bërë parashikimet e tij për këtë muaj në të cilin sapo kemi hyrë.
Ai tha se para datës 3 nëntor, do të mbyllet e gjithë Evropa. Cako theksoi se shumë shpejt në Shqipëri e Kosovë do të vijnë 8-10 mijë ushtarë, të cilët do të bëjnë stërvitje në vendin tonë. Ndër parashikimet më të bujshme, ishte rizgjedhja e presidentit Trump, por edhe tërheqja nga gara e Joe Biden.
“Më kanë sulmuar, më kanë quajtur edhe të çmendur. Kam thënë para datës 3 nëntor do të mbyllet Evropa. Ky kryeministri ynë do e shty edhe pak më tepër. Është njeriu më i dobët, nëse bie anti-faja, kundër familjes e krijuar nga e majta. 8-10 mijë ushtarë do të vijnë në Kosovë dhe në Shqipëri. Do të vijnë për një lojë ushtarake, këto do të jenë kundër rizgjedhjes së Trump. Por nëse Biden nuk tërhiqet”, tha Cako.