Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Torinos Paskuale Bruno, ka kritikuar ashpër yllin portugez Kristiano Ronaldon gjatë transmetimit të emisionit të njohur sportiv italian “Tiki-Taka”:
“Ronaldo është një injorant, flet spanjisht ndonëse ka dy vite në Itali dhe nuk e ka mësuar akoma gjuhën italiane. Nuk ka respekt as për shokët e skuadrës dhe as për shtetin ku po luan.”, përfundon Paskuale Bruno kritikën ndaj 5 herë “Topit të Artë”.