Ekspertja Olesia Leço ka rrëfyer përse nuk ka blerë kurrë rroba të përdorura duke shpjeguar se nuk do të jenë asnjëherë në zgjedhjen e saj pasi kanë energji.
Ajo u shpreh se veshja është e rëndësishme pasi çdo person komunikon përmes saj dhe në rrobat e përdorura i duket sikur transmetohet energjia e personit që e ka veshur më parë.
“Unë kam frikë nga energjia që mund të transmetojë, pasi çdo rrobë ka energji, jam supersticioze.
Çdo veshje ka emocionet e saj, ndjenjat e saj. Edhe kur shkohet në funeral, duhet ta lajmë përpara se ta veshim sepse ka pasur trishtim në atë vend.
Veshja tregon shumë, vajzat kur kanë pasiguri dhe për t’u dukur mirë bëjnë gabimin duke shpenzuar shumë, veshin diçka me një logo që bërtet, edhe kapëset e flokëve kanë logo tani për të treguar.
Çdo njeri komunikon me veshjen e tij, unë kam disa parime të miat që nuk vesh kurrë diçka me lëkurë kafshësh”, tha Leço për Top Channel.