SPAK vendos mosfillimin e procedurës për anëtaren e KPK, Brunilda Bekteshi

0

Featured image of article: SPAK vendos mosfillimin e procedurës për anëtaren e KPK, Brunilda Bekteshi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur që të mos fillojë procedimin penal për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi.

Komisionerja e vettingut u kallëzua në SPAK nga shoqata “Drejtësi për Drejtësinë”, ndërkohë që kjo padi nuk u mor parasysh. Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu të organizuar në një shoqatë drejtuar nga prokurori i shkarkuar Genti Trenova, nisën një fushatë ndaj anëtarëve të komisioneve të KPK-së, mes tyre dhe Brunilda Bekteshi, ndërsa e akuzojnë atë për fshehje të të ardhurave.

Bekteshi, u padit nga Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Artikulli i mëparshëmINVESTIGIMI: Ndere apo thjesht bujari? Dyshime për donatorët e policisë serbe
Artikulli i radhësVazhdojnë të dobësohen ndjeshëm Dollari amerikan dhe Paundi britanik. Bursa për datën 5 Nëntor 2020