U shërua nga Covid, Agron Llakaj: Mundësitë që m`u ofruan mua, nuk do t`i kishte një qytetar i thjeshtë

0

Agron Llakaj ka rrëfyer në “News 24” të gjithë peripecitë e përjetuara pas infektimit me koronavirus.

Ai tha se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti, e bija kishte insistuar shumë të bënin tamponin.

“I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate.

Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë”, është shprehur Llakaj.

Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes.

“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua.

Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur aktori i njohur i humorit.

Artikulli i mëparshëmSi lindi ‘gjuetia e thesareve’ në Shqipëri: Koordinatat e pasurive të fshehura në Shkodër dhe historia e hartave të vjetra me stil venecian
Artikulli i radhësFOTOT/ Tragjedi të njëpasnjëshme: Historia e dhimbshme e familjes së Joe Biden