EMRAT/ Gruaja bën për spital burrin në Kurbin, ja ç’thotë policia

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotshëm në Kurbin.

Gruaja 58-vjeçare ka goditur me sende të forta burrin e saj 61-vjeçar pasi ai dyshohet se e dhunonte vazhdimisht.

Ajo është Drane Deda, dhe sipas policisë ajo ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj, shtetasin Llesh Deda, i cili si pasojë e plagëve të rënda ka përfunduar në spital.

Njoftimi:

Kurbin/ Informacion paraprak

Sot, në orët e para të mëngjesit në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D. ,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D., 61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasja D.D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmSKANDALI/ Mjeku: Po mbajmë të sëmurin rëndë me Covid-19 në ambulancë se nuk ka vend në spital
Artikulli i radhësNumërimi/ Tjetër goditje për Trump nga gjykata në Pensilvani