Numërimi/ Tjetër goditje për Trump nga gjykata në Pensilvani

0
Numërimi/ Tjetër goditje për Trump nga gjykata në Pensilvani

Numërimi vazhdon.

Një gjykatë federale në Pensilvani ka refuzuar kërkesën e Donald Trump për të ndalur numërimin në këtë shtet. Në një njoftim të shkurtër, gjykatësi Paul Diamond tha se kjo padi nuk do t lejohet.

Trump kërkon që të ndalohet numërimi dhe të vazhdojë vetëm kur të jenë të pranishëm vëzhguesit republikanë. Megjithatë sipas gjykatës, republikanët kanë akses në qendrat e numërimit në Filadelfia.

Në shtetin e Pensilvanisë, që është i rëndësishëm për zgjedhjet, Trump vazhdon të udhëheqë, por avantazhi është tkurrur ndjeshëm në 22.600 vota.

Shteti ka 20 vota elektorale. Aktualisht Trump udhëheq me 49.5 përqind kurse Biden ka 49.2 përqind.

Për shkak të numrit të madh të votave me postë, tendenca flet për Joe Biden.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, ai fiton presidencën.

Artikulli i mëparshëmEMRAT/ Gruaja bën për spital burrin në Kurbin, ja ç’thotë policia
Artikulli i radhësSkandali i tamponëve/ Personat që dalin pozitiv, nuk njoftohen