BBC
Ne kemi pritur prej ditësh rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe ka qenë e lodhshme- çfarëdo që dëshironi të ndodhë.
Por deri më tani kjo nuk krahasohet me pritjen për rezultatin zgjedhor në vitin 2000, kur u deshën 35 ditë për të dalë rezultati.
Mund ta mbani mend se fituesi, George W Bush u vendos nga Gjykata e Lartë- hera e vetme kur ka ndodhur kjo gjë.
Në ditën e zgjedhjeve, më 7 nëntor, demokrati Al Gore fitoi votën popullore, por gjërat ishin më afër në Kolegjin Zgjedhor. Gjithçka varej nga mënyra se si Florida do të jepte 25 votat e saj elektorale.
Gara ishte shumë afër dhe provokoi një rinumërim. Ekipi i Gore kërkoi që katër qarqe të bëjnë rinumërim me dorë, duke nxitur një apelim nga kampi i Bush.
Disa javë më vonë, më 12 dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi në favor të Bush sipas linjave partiake 5-4, duke e dërguar atë në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe nëse jeni trembur, Bush-Gore nuk ishte pritja më e gjatë.
Në zgjedhjet e vitit 1876 u deshën vetëm katër muaj për t’u finalizuar rezultati- aktualisht rekord në SHBA.
Këto zgjedhje u mbajtën më 7 nëntor dhe rezultati nuk doli deri më 2 mars 1977, vetëm disa ditë para inaugurimit.
Republikani Rutherford Hayes u shpall fitues me një votë të kolegjit elektoral ndaj demokratit Samuel Tilden, pasi u ngrit një komision bipartizan për të zgjidhur situatën.