“Verona kishte një javë për të përgatitur ndeshjen ndaj nesh”, Pioli: Ibrahimoviçi ndihet keq, ja çfarë më tha pas takimit

0

Trajneri i Milanit Stefano Pioli ndihet i shqetësuar për pësimin e golave nga skuadra e tij. Pas barazimit të vuajtur 2-2 me Veronën sot në mbrëmje në “San Siro”, tekniku i kuqezinjve tregoi se Ibrahimoviç ndihet i dëshpëruar për faktin që penalltia e tij e humbur i kushtoi fitoren skuadrës.

“Lodhje e dyfishtë kampionat dhe Ligë e Europës – Ajo çfarë thotë Zlatani është e vërtetë. Të luash në Ligën e Europës është e lodhshme. Verona kishte një javë të plotë për të përgatitur ndeshjen, kurse ne një gjysmë jave.

Ibrahimoviç- Ai ndihet keq sepse mund të fitonim dhe më tha nëse do të jepej penallti tjetër, do ta gjuante Kesi dhe jo ai. Kemi pësuar pesë gola nga topat pasivë. Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë pikë.

Liga e Europës dhe kampionati – Duam të bëjmë mirë në Europë, të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. E dimë që kalendari është shumë i ngjeshur”, u shpreh Pioli.

Artikulli i mëparshëmKaos në Itali, Autoritetet Sanitare nuk miratojnë largimin e lojtarëve të 5 klubeve me kombëtaret e tyre
Artikulli i radhës“Fajtori jam unë”, Zidan pas humbjes së rëndë me Valencian: Duhet të gjej zgjidhje, nuk merrem me gjyqtarët