“Mallkuar qoftë ky COVID”/ Nora Malaj në zi, humb njeriun e saj të shtrenjtë: I miri motrës ti, vëllaçkoja im! Telefoni më ra nga dora dhe nuk munda ta besoj…

0
“Mallkuar qoftë ky COVID”/ Nora Malaj në zi, humb njeriun

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të njeriut të afërt të saj, Latif Ajrullai, botues dhe autor i njohur shqiptar, i cili, fatkeqësisht, humbi betejën me koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale ndërsa e quan Ajrullain “vëllaçko”, Malaj shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen e tij nga jeta.

“Sot është një ditë ku dhimbja është ulur këmbëkryq te miqtë e tu, i miri i motrës . Po tani si ta ngushëllojmë Ritën… Ishte një ikje pa kthim që na hapi një plagë të madhe .. Nuk me ka pushuar telefoni nga mesazhet e ngushëllimit për ty. Po prapë asgjë nuk më ngushëllon”, shkruan Malaj mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Dy fjalë lamtumire për ty vëllaçko!

Ra ky mort dhe unë sot dua të shkruaj dy fjalë shpirti për ty! Mbrëmë tërë natën nuk kam mbyllur sytë! Një telefon i Ritës më shkundi nka vendi kur më shkroi. “Nora , më iku Latoja .. Vëllain tënd ma mori Corona“.

Telefoni më ra nga dora dhe nuk munda ta besoj që ky lajmkobi i zi të ishte i vërtetë! Teksa flisja me Ritën, dëgjoja nga ana tjetër e telefonit ngashërimin e saj që nuk kishte të sosur.

E pa besueshme .. Asnjëherë nuk mund ta çoja në mend që vdekja do t’i qëndronte kaq pranë këtij njeriu vital.. Nuk mund ta besoj që i miri Lato, njeriu plotë mirësi dhe vizionari, që bëri evucion në botën e teksteve mësimore dhe platformës dixhitale, sot po udhëton drejt Parajsës, duke na lënë nje trishtim tëmadh familjarëve të tij, Ritës që sot nuk mund ta kuptojë se Laton nuk e ka në krah, Dritës , Dritinit e Sofianës , fëmijëve të tij , që i deshi e ndihmoi pafund , për t’ua bërë sa me të bukur e të lumtur jetën , nipave që e adhuronin gjyshin – shok dhe të gjithë ne miqve e mikeshave që e deshëm aq shumë dhe që nuk do ta kemi të lehtë ta përballojmë ikjen e tij pa kthim .Ti shpirt i motrës (se une per ty isha motra e madhe ), ishe një njeri fisnik dhe një njeri vizionar për jetën.

Ke thyer aq shumë tabu dhe ndërtove aq realitete të vërteta , saqë rrallë kush mund t’i bënte. Së bashku jemi takuar në 2000 dhe për njëzet vjet nuk jemi ndarë. Miqësia jonë nëpërmjet Ritës, si mikja e saj me e veçantë u fuqizua aq shumë, saqë ti më quajte motër e madhe dhe unë vëllai që nuk ma kishte berë mamaja.

Ti ke qënë i vetmi burrë që Rita i ka kushtuar vargjet lapidar: “Për atë burrë që di të rroj për një grua dhe për atë burrë që di të vdes për një grua“.

Sa shumë kujtime që kam me ty dhe me Ritën vëllaçko, nuk di nga t’ja nis. Më kujtohet që sa shumë u mërzitët kur mami më ndërroj jetë se e kishit njohur dhe e donit të dy. Sa shumë mesazhe kurajoje më ke dërguar kur kalova Covidin dhe sa shumë u gëzuat për mua. Po tani çfarë duhet të them unë për ty ??!?? Sot është një ditë ku dhimbja është ulur këmbëkryq te miqtë e ’u i miri i motrës . Po tani si ta ngushëllojmë Ritën… Ishte një ikje pa kthim që na hapi një plagë të madhe. Nuk më ka pushuar tel nga mesazhet e ngushëllimit për ty. Po prapë asgjë nuk më ngushëllon.

Prehu në Paqe i miri i motrës e qofsh i Parajsës e engjëll mbrojtës për Ritën , fëmijët e të gjithë miqtë e tu që të deshën aq shumë .. Une po pi kafen e hidhërimit e bashkë me të po derdh lotët e dhimbjes që na la ikja e papritur. Mallkuar qoftë ky Covid, që po na i merr njerëzit e shtrenjte një e nga një. Do na mungosh , por do jesh me ne përherë, se shpirti yt është mes nesh ! Të kam shume po shumë xhan shpirt i motrës

Pusho në Paqe se tërë jetën e kishe luftë përpjekje për të dhuruar mirësi e dashuri rreth teje! Sot Ritën e ke plagosur… këtë dhe ti e di. Vetë kjo nuk mund të besohe … Ende më duket si ëndërr… Bekimet e Zotit , qofsh i Parajsës o Latoja ynë!.

Artikulli i mëparshëmBasha: As unë, as përfaqësues të opozitës, nuk kemi akses se ç’po ndodh brenda spitaleve
Artikulli i radhësKoronavirusi/ Ministri italian i Shëndetësisë jep lajmin e rëndësishëm, zbulon se çfarë do të ndodhë në fund të marsit