Aktori i famshëm Al Pacino, ifeston sot 80-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.
Më poshtë do të gjeni disa kuriozitete që kanë shenjuar jetën e tij:
- Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.
- Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.
- Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
- Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
- Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).
- U lind në Harlem më 25 prill 1940.
- Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.
- 17 vjeç la shkollën.
- 20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.
- Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.
- Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.
- Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
- U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
- Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikanë.