Te ne hidhen nga spitalet, atje flitet për ‘pasaportat e lirisë’

0
Te ne hidhen nga spitalet, atje flitet për ‘pasaportat e lirisë’

Pandemia e koronavirusit ka goditur fort vendin tonë. Spitalet janë në kolaps dhe pacientët po hidhen nga dritaret. E vetmja zgjidhje që po ofron qeveria në këto kushte është izolimi absurd nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit.

Por teksa qeveria është qesharake dhe e paaftë në maksimum, në botë po flitet për zgjidhjet që të dilet nga situata. Vendet evropiane kanë porositur që tani dozat e vaksinës së re dhe pritet që të nisin procesin e vaksinimit brenda disa javësh.

Ndërkohë në Britani, qeveria ka një tjetër plan. Duke nisur nga janari, ajo do të shpërndajë mbi 200 milionë teste të shpejta Covid.

Sipas Daily Mail, ato do kushtojnë vetëm 5 sterlina dhe do japin brenda 15 minutash rezultatin. Nëse je negativ, do të marrësh një ‘pasaportë lirie’, e cila të mundëson të shkosh në koncerte, stadium, etj.

Testimet janë të sakta deri në masën 95 përqind për ata që kanë ngarkesë të madhe virale, që janë edhe më infektues.

Artikulli i mëparshëm‘Shtrëngoni b… edhe për disa muaj’/ Apeli i ekspertit gjerman
Artikulli i radhës‘Përgjigjja e tamponit doli pas 9 ditësh, infektova familjarët dhe kolegët’