Pasi e ktheu në Kuvend, Meta çon në SPAK ligjin për Metrologjinë: Synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste

0
Err

Presidenti Meta disa ditë pasi ktheu ligjin për Metrologjinë në Kuvend e ka vendosur në dijeni edhe SPAK-un.

Meta kërkon një hetim të plotë për këtë ligj të propozuar nga mazhoranca dhe miratuar në Kuvend pasi ka konstatuar se ky akt synon  të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.

Po ashtu Meta edhe më parë ka denoncuar se ky ligj ka shkelje të mëdha antikushtetutshmërie dhe i kërkon SPAK të hetojë për autorët e kësaj nisme dhe se si është inicuar pikërisht nga qeveria.

Për Metën në rast se ky ligj miratohet sërish dhe hyn në fuqi nga nesër çdo shërbim që kërkon certifikimin metrologjik, mund të jepet me koncesion pa garë, por thjesht dhe vetëm me firmën e një drejtori.

Artikulli i mëparshëm“Kemi të metat e gabime, por më të mirë se ne nuk ka”, Rama optimist: Shqipëria do të dalë më e fortë nga dy sfida të rënda
Artikulli i radhësKombëtarja entuziaste pas fitores me Kosovën, lojtarët në humor para sfidave ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë