Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë.
KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.
Për më tepër Imzot Frendo i është nënshtruar një terapie të cilët po i përgjigjet pozitivisht.