Nga Francesco Petrucciano*
Shqipëria ka fituar një influencë të fortë në zonën e Ballkanit jugor, sidomos në atë Maqedoni Veriore ku një minorancë e fortë shqiptare baraz me 34% të popullsisë totale (20% e Shkupit) kontrollon 4 parti politike, duke shprehur një prani parlamentare prej 20 përfaqësuesish nga 120. Partia me peshë politike më të madhe është Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, me 10 parlamentarë, e ndjekur nga Lëvizja Besa, LB, me 5, Aleanca për Shqiptarët, ASH me 3 dhe nga Partia Demokratike Shqiptare; PDS me 2.
BDI dhe LB kanë njoftuar se do të paraqiten bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Efekti i kësaj minorance ndaj jetës politike të brendshme verimaqedonase është e dukshme dhe ka frymëzuar reforma edhe të rëndësishme të tilla si përdorimi i shqipes si gjuhë bashkëzyrtare në nivel shtetëror.
Kjo e dhënë mund të vlerësohet në rëndësinë e vërtetë të saj vetëm nëse inkuadrohet pesha e madhe e elementit kulturor në kontekstin ballkanik, duke qenë se përkatësia etnike dhe gjuhësore është një prej elementëve që përcaktojnë më shumë identitetin dhe proceset vendimmarrëse e shteteve të ndryshme.
Ashtu si Tirana, Shkupi kërkon të nisë procesin e aderimit në Bashkimin Europian dhe të konsolidojë vokacionin e tij atlantik. Për ta bërë këtë ka nevojë për një Parlament kompakt edhe me qëllim që të miratojë reformat e nevojshme që i mundësojnë zhvillimin infrastrukturor e tregëtar dhe të amortizojë tendencat pansllaviste të pranishme në shoqërinë verimaqedonase. Nga këtu edhe nevoja e arritjes së konsensusit me partitë politike shqiptare.
Kuadri ekonomik verimaqedonas dhe ai shqiptar paraqesin deficite të dukshme infrastrukturore, sa për sa i përket një vullneti të hekurt në thithjen e investimeve të huaja, ashtu edhe të impenjimit në projekte me frymëmarrje të madhe
rajonale e ndërkombëtare. Megjithë diferencave të qarta, të dy vendet tregojnë kështu një vizion shumë të ngjashëm në fushën ekonomike dhe paraqesin konvergjenca të nevojshme në politikat e tyre rajonale. Me një taksim mbi aktivitetet prodhuese prej 15% (dhe përjashtimit total fiskal në disa raste), Shqipëria kërkon të konsolidohet si pikë tërheqëse e kapitaleve të huaja në Ballkanin Perëndimor, në vijim të një procesi liberalizimi të tregut të brendshëm të saj nëpërmjet një serie reformash të mbledhuraa në plane të hartuara nga shteti, si Strategjia Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin dhe planeve të reformës.
Më i fundit midis dokumentave të disponueshme, Plani 2016 – 2018, është plotësisht i orientuar nga adoptimi i reformave funksionale me hyrjen në Bashkimin Europian, siç pëkcaktohet qartë qysh në kapitullin hyrës (“Struktura dhe Objektiva të Përgjithshme të Politikës”).
Aksioni i politikës ekonomike të Tiranës është ai i gjenerimit të rritjes konstante afatmesme, me qëllim sigurimin e punësimit më të madh, me stabilitet makroekonomik nëpërmjet reduktimit të profileve të rrezikut të lidhura me dobësinë e borxhit. Politika fiskale afatmesme, që i shërben këtyre objektivave, do të jetë e orientuar nga konsolidimi fiskal, me objektivin e një uljeje të mëtejshme të koeficentit borxh/PBB (në 2018 objektivi u kalua shumë, duke arritur në 63.63%).
Nga ana e saj, Maqedonia Veriore ka adoptuar politika aktive desocializimi të ekonomisë, të shpalosura në një reformë që ka çuar në privatizimin e aseteve të ndryshme publike. Dokumenti Punues për Programin e Reformave Ekonomike të Vendit, i botuar nga Komisioni Europian për dyvjeçarin 2019 – 2021, evidenton një tenndencë sumë pozitive në eksporte dhe një rritje domethënëse të konsumit. Megjithatë, Komisioni evidenton sesi investimet dhe reformat e kosnolidimit fiskal mund të mos jenë të mjaftueshme që ta stabilizojnë vendin në periudhën afatmesme.
Përveç problemeve të informalitetit në ekonomi, nivelin e ulët arsimor dhe të përgatitjes së munguar të bizneseve vendore në arritjen e standardeve të nevojshme cilësorë dhe të menaxhimit të nevojshme për të hyrë në tregun global, Komisioni evidenton sesi transportet, ruajtja e rrjetit rrugor dhe sektori energjitik janë me cilësi të ulët dhe kanë nevojë për reforma të rëndësishme.
Shkupi është i vetëdijshëm për nevojën e veprimit me qëllim që të mbushen hendeqet më të rëndësishme. Hapat e para që qeveria synon të bëjë janë pikërisht ato të eliminimit të barrierave tregtare e doganore drejt Adriatikut. Është në këtë kuptim që duhet lexuar aderimi, bashkë me Shqipërinë, në projektin serb (fillimisht i hapur edhe për Malin e Zi e Kosovën) për heqjen e barrierave të brendshme ndaj qarkullimit të mallrave e të njerëzve. Aderimi në plan nënkupton për Shkupin që të zbuten efektet e mungesës së daljes në det. Praktiikisht, Maqedonia Veriore si landlocked state sheh tek qenia e ndarë nga deti prej Shqipërisë e Bullgarisë një kufizim të kalueshëm vetëm duke ndërtuar një raport sa më të barabartë të mundshëm me këto dy vende, për momentin më shumë të zhdërvjelltë nga pikëppama ekonomike e politike.
Një heqje e kufijve drejt Perëndimit do të nënkuptonte të merrej pjesë sëbashku në shtytjen ekonomike dhe reformiste shqiptare, në favor të cilës luan edhe bamirësia amerikane, dhe që do të përfaqësonte një mundësi për të ulur kostot e importit të materialeve (dhe energjisë) në një vend me një strukturë ekonomike thellësisht të dëmtuar, siç është thënë, nga mangësia infratrukturore dhe nga varësia totale prej furnizimeve energjitike nga jashtë.
Maqedonia Veriore ka pësuar dëme të mëdha financiare nga luhajtjet e vlerës së titujve energjitike dhe është e qartë vetëdija se duhet të krijohet siguri energjitike nëpërmjet përmirësimit të marrëdhënieve me fqinj transportues apo prodhues. Veç të tjerash, orientimi eventual verimaqedonas drejt Shqipërisë dhe Adriatikut do të shihej me sy të mirë edhe nga Uashingtoni, i impenjuar qysh nga koha e pavarësisë së Kosovës që të krijojë një kufizim të qartë të Serbisë, qendër politike jugosllave për dekada të tëra, në funksion të frenimit të influencës ruse.
Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme për një shfrytëzim më të mirë të rezervave natyrore të saj pas zbulimit të vendburimeve të reja pëtrolifere, duke vendosur objektivin prej 20% e përmirësimit të efikasitetit energjitik. Bashkë me atë në ngritjen e të dy vendeve në të njëjtin nivel zhvillimi social e demokratik të Bashkimit Europian, objektivi tjetër kryesor dhe i ndarë i lidhur me hyrjen në Europë është ai i sigurimit dhe i ruajtjes së stabilitetit financiar.
Maqedonia Veriore është tashmë e gatshme, nga pikëpamja e shërbimeve bankare, që të inkasojë dividendët e evolucioneve të ardhshme të mundshme ekonomike dhe politike: reforma bankare ka mundësuar që të përmbahen efektet e krizës financiare të 2008, një e mëtejshme lidhur me disiplinën financiare që i përket 1 majit 2014 ka mundësuar rregullimin e pagesave të munguara midis bizneseve.
Sot Shkupi gëzon një raport të ulët midis PBB dhe borxhit publik, përveç një mirëqenieje të përgjithsme relative të sektorit financiar dhe përqindja e kredive të këqija (NPL) është në masën 11.3%. integrimi më i madh rajoaj do të sjellë një ndryshim kulturor në zakonet e lidhura me konsumin dhe ndërkombëtarizimin më të madh të sistemit.
Nga pikëpamja sociale, identiteti etnik dhe fetar i mazhorancës së maqedonasve gjeneron fërkim social kundrejt pranisë energjike shqipitare dhe lanalizohet në dy rezultate të ndryshme: një linjë politike, e mishëruar nga Partia e Organizimit Revolucionar dhe të Partisë Demmokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas, të bashkuara për qëllime elektorale nën siglën VMRO-DPMNE, që me 39 parlamentarë vazhdon ta shikojë tek Serbia pikën natyrale të referimit të një Mqqedonie sllave dhe ortodokse; tjetra, e mishëruar nga Partia Socialdemokrate e Maqedonisë, SDSM, me 49 parlamentarëë shikon më fort drejt integrimit europian.
Pozicioni qeveritar e përqafon plotësisht këtë linjë, veçanërisht prej pozicioneve të Kryeministrit Zoran Zaev, për sa situata sociale dhe politike e vendit praktikisht mund ta çojë në përqafimin e të dyja linjave drejtuese si njëlloj pozitive dhe të mundshme për të ardhmen e vendit.
Kështu që kjo nuk ka sesi të mos marrë një qëndrim me disponueshmëri të madhe si ndaj fqinjit të saj perëndimor, ashtu edhe ndaj Greqisë, duke përgatitur kështu kuadrin e vet normativ me qëllim që të lehtësojë thithjen e investimeve të drejtpërdrejta në vend dhe reduktimin e peshës së korrupsionit.
Është e vështirë që linjat strategjike të vendit të ndryshojnë, edhe në vijim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Arritja e pozicionit gjeostrategjik të dëshiruar nga Shkupi presupozon stabiilitet ekonomik e politik, me qëllim që të mos luajë rolin e gurit më të doobët në një parneritet eventual me fqinj të ndryshëm, nga të cilët 2 janë tashmë anëtarë të Bashkimit Europian.
Linja tjetër drejtuesse energjitike dhe tregtare që Shkupi mund të marrë drejt Mesdheut është ai drejt Selanikut. Praktikisht, Greqia ka demonstruar se është një aktor ekonomik me rëndësi parësore i Maqedonisë Veriore dhe pavarësisht çështja lidhur me emrin formalisht është zgjidhur vetëm në 2018 dhe me gjithë një të kaluar marrëdhëniesh politike të trazuara, përfshi një embargo të zgjatur nga shkurti i 1994 deri në shtatorin e 1995, për momentin shpreh 12.1% e të gjitha investimeve të huaja në vend.
Greqia është importuesi i 5-të i mallrave verimaqedonase dhe destinacioni i madh i 3-të i tyre. Veç kësaj, Athina është pika hyrëse në Ballkan e gazsjellësit TANAP, me origjinë në Kaukazin jugor dhe i destinuar që të degëzohet më pas drejt Serbisë. Një kanal energjitik që kontribuon në planin rus e kufizimit të kalimit të resurseve në Europë nga Ukraina dhe që lidh Greqinë, anipse një kanali indirekt, me Moskën dhe Beogradin.
Pozicionet e marra nga qeveria greke e drejtuar nga Kiriakos Micotaqis ndjekin një linjë properëndimore tipike të traditës politike të familjes dhe të shkëputjes me qeverinë e mëpparshme të drejtuar nga Aleksis Cipras, të cilës i merr trashëgiminë pozitive e zgjidhjes së kundërshtisë me Shkupin (dhe, në ndryshim nga e cila, gjithsesi ka marrë pozicione nacionaliste në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës, që do ta çonin pikërisht në zgjidhjen e problemit maqedonas). Tani Athina mund të jetë një prej gurëve të peshores për vendosjen e fateve të hyrjes verimaqedonase në Bashkim Europian e NATO, duke e gjetur tashmë çelësin për premisat e aksesit.
Pozicioni grek pasurohet me një tjetër pikë force në fushën energjitike, që nuk ka sesi të mos e konsolidojë pozicionin e saj strategjik dhe zbusë tensionet me Turqinë: atë të paraqitjes si term perëndimor i një projekti, Konektori Euro – Aziatik, që fillon nga ujërat territoriale izraeliane për të përshkuar më pas ato qipriote dhe shpalosur në fund në Kretë. Projekti i gjen konvergjencën midis tri qeverive dhe, në rast se realizohet, do ta bënte Greqinë të aftë që të çante izolimin energjitik sa të Qipro, as edhe të ishujve të saj në Mesdheun qendro – lindor.
Gadishmëria greke për një ndryshim kursi në politikën e jashtme karshi ekzekutivit të mëparshëm, ideologjikisht kundër Shteteve të Bashkuara, është përshëndetur nga administrata amerikane, e cila kërkon të konsolidojë aksin Tel Aviv – Nikozia – Athinë në mënyrë që kjo e fundit të mos përfundojë të jetë linja fundore e një korridori tepër të lidhur me Moskën nga TANAP dhe, ndoshta, për të krijuar një linjë të sigurtë me aleatë mesdhetarë të përshtatur që të mbulojë atë rol që deri pak më shumë se një dekadë më parë mbulohej nga Turqia.
*Shkruar për Università degli Studi di Roma “Tor Vergata”