EMRI/ Ra nga një lartësi prej 8 metrash, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

0

Një 23 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronas.

Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigo.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar në mëngjes, ndërsa i riu shqiptar u transferua me helikopter në spital. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë që në fillim, duke u shtruar në kujdesin intensiv. Punëtori 23-vjeçar vdiq pasditen e djeshme, pas dy ditësh shtrimi në spital në Rovigo.

Rënia nga 8 metra lartësi rezultoi fatale, pavarësisht se mjekët provuan gjithçka që ishte e mundur për ta shpëtuar, raportojnë mediat italiane.

Nga konstatimet e para, nuk duket se kishte ndonjë parregullsi nga ana e kompanisë, por hetimet vazhdojnë nëse ishte një ngjarje aksidentale apo nëse vdekja e punëtorit ishte për shkak të diçkaje tjetër.

Artikulli i mëparshëmI intubuar prej disa ditësh në Infektiv, ndërron jetë Kreu i Institutit të Ndërtimit
Artikulli i radhësEMRI/ Arrestimi i vrasësit të dyshuar në Fier, si ra policia në gjurmët e 52-vjeçarit