Meta thirrje qeverisë: Moment kritik i përhapjes së pandemisë, jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Kategoritë që duhet të testohen

0
Meta1

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje qeverisë që të shtojë numrin e testimeve për identifikimin e rasteve me COVID-19.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se testimi është mjet tepër efikas për diagnostikimin dhe gjurmimin e rasteve me koronavirus.

Sipas Metës, duhet të testohen stafi mjekësor si dhe mësuesit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

REAGIMI I METËS
Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve.
Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.
Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.
Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:
1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.
2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.
3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.
4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.
Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.
Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.
Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë.
Shkenca ka folur.
Koha për të vepruar nuk pret më.

Artikulli i mëparshëmTre javë të bllokuar me Velierën në Vlorë, 4 shtetasit e huaj pa përgjigje: Duam të kthehemi në shtëpi…
Artikulli i radhës“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit…”, zotohet Basha: Bashkë ne do ta bëjmë realitet!