Si u vodhën zgjedhjet në SHBA

0
Si u vodhën zgjedhjet në SHBA

Nga David Keltz “American Thinker”

Presidenti Donald Trump, kishte të gjithë të drejtën ta quante të gjithë procesin e fundit zgjedhor tërësisht të manipuluar, siç e përshkroi ai nga Salla Lindore e Shtëpisë së Bardhë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pas Natës së Zgjedhjeve.

Natën e Zgjedhjeve, Trump ishte përpara në Pensilvani me afro 690.000 vota, kur ishin numëruar 64 për qind e votave, përpara se avantazhi i tij të zhdukej ditën e premte. Në Miçigan, Trump po fitonte me gati 300.000 vota diferencë, në 65 për qind të votave të numëruara, para se të humbte edhe aty.

Në Xhorxhia, Trump ishte 117.000 vota para Bajden në 92 për qind të votave të numëruara, para se kandidati demokrat të dilte i pari ditën e premte. Edhe në Uiskonsin, Trump ishte përpara me 107.000 vota në 81 për qind të votave të numëruara.
Por pse ato shtete pushuan befas së raportuari votat për disa orë, dhe si është e mundur që të gjitha votat e reja që u numëruan, shkuan vetëm për Bajdenin? Shumë analistë në media, janë përpjekur ta justifikojnë rritjen e vonë të Bajdenit, me narrativën e rremë se fletët e votimit të hdhura me postë, u numëruan pas votave të hedhura në kuti ditën e votimit. Kjo është thjesht e pasaktë.

Edhe CNN raportoi se shumë fletëvotime me postë ishin numëruar që para ditës së zgjedhjeve. Është gjithashtu e pasaktë të thuhet, se me postë votuan vetëm mbështetësit e Bajdenit. Për shembull, në fshatrat e Kontenë Samter në Florida, aty ku Trump ka shumë mbështetës, 59 për qind votuan për Trump me postë para zgjedhjeve. Gati 64 milionë vota me postë u kthyen përpara ditës së zgjedhjeve (nga 92 milion që u kërkuan), dhe të paktën 101 milion njerëz votuan para zgjedhjeve.

Me Badenin që mori gjithsej afro 77 milion vota, dhe Trumpin rreth 72 milion vota, kjo do të thotë se pati afro 48 milion vota që u hodhën gjatë Ditës së Zgjedhjeve. Nuk është ende e qartë se sa prej tyre që ishin vota me postë, shkuan për Trump në krahasim me Bajden.
Por ky është një numër i rëndësishëm për t’u vënë në dukje.

Merrni parasysh këto fakte. Në Pensilvani u kërkuan 2.8 milion fletë votimi me postë. “Politico” raportoi se që nga 3 nëntori, Pensilvania kishte pranuar më shumë se 2.5 milion fletëvotime me postë, ose 81 për qind e atyre që kishin kërkuar fletë votimi.
Më shumë se 1.6 milion nga ato fletëvotime ishin nga demokratët e regjistruar, ndërsa 586.000 ishin nga republikanët. Megjithatë, artikulli gjithashtu vuri në dukje se 84 për qind e demokratëve të regjistruar, që u ishte dërguar fleta e votimit me postë i kthyen ato, krahasuar me vetëm 74 për qind të republikanëve.

Si e shpjegon dikush këtë mospërputhje? Çfarë ndodhi me 10 për qind të republikanëve të tjerë që votuan me postë?

Ajo që mbetet gjithashtu e paqartë, është se nga vijnë të gjitha këto vota të mbërritura në postë pas ditës së zgjedhjeve, dhe nëse ato janë shënuar si duhet, në mënyrë që të klasifikoheshin siç duhet.

Çuditërisht, shumica e tyre në mos të gjitha ishin në favor të Bajdenit. Siç raportoi Neit Silver, 23.777 vota u gjetën në Filadelfia, që të gjitha për Bajden, dhe nga afro 5.300 vota në kontenë Lucern, ku Trump ka shumë mbështetës, gati 4.000 prej tyre shkuan pro Bajdenit. Dhe këto raste nuk mund të injorohen apo të shpjegohen si një “proces që funksionon”.

Në Miçigan 3.4 milionë votues kërkuan të votonin me postë, 41 për qind e të cilëve ishin republikanë, ndërsa vetëm 39 për qind ishin demokratë. Kjo dhënë e përgënjeshtron më tej mitin, se vetëm demokratët votuan me postë.
Ndërkohë mos harroni se Miçigani raportoi në orën 5:04 të mëngjesit 138.000 vota shtesë në favor të Bajden, ndërsa Trump mori zero vota. Zyrtarët zgjedhore të zonës, thanë më vonë ishte një gabim shtypi nga një qark, dhe më pas e ndryshoi shifrën.

Kur përfunduan zgjedhjet në Miçigan, Bajden përfundoi mori me 2.790.648 vota, ndërsa Trump 2.644,525 vota. Bajden arriti të fitonte një shtesë prej 659.953 votash, ose 59 për qind të votave të mbetura, ndërsa Trump arriti të fitonte vetëm 443.623. Është shumë i dyshimtë fakti që Biden ishte në gjendje të merrte kaq shumë vota në fund të procesit, pikërisht në qarqet ku Trump doli mirë në zgjedhjet e 2016-ës.
Elementë të tjerë të korrupsionit apo mashtrimit të mundshëm, përfshijnë numëruesit e votave. Pse në kaq shumë qendra votimi në Filadelfia dhe Detroit, kishin parulla ku shkruhej “Voto!” ose në disa raste edhe “Bajden/Herris!”. Dhe kushdo që vë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve po censurohet nga mediat kryesore, dhe platformat e mëdha të mediave sociale.

Çdo amerikan ka të drejtë të dijë se sa fletëvotime me postë u dërguan përpara ditës së zgjedhjeve, dhe sa u kthyen pas kur votimet supozohej të ishin mbyllur. Presidenti Trump ka të gjithë të drejtën të përdorë procesin e plotë ligjor, në përpjekje për të korrigjuar këtë manipulim zgjedhor, që po grabit atë dhe afro 72 milion njerëzit që votuan për të. Çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, dhe çdo votë e paligjshme duhet të refuzohet. Ky proces mund të zvarritet për javë ose muaj, por demokracia amerikane ia vlen të mbrohet.

Artikulli i mëparshëmParashikimi i historianit/ Dekada tjetër mund të jetë edhe më e keqe për botën
Artikulli i radhësAna e butë e Al Kapones/ Nga raporti me të birin, tek bamirësitë e shumta