Ecuria e 10 ndeshjeve pa fitore duket se do t’i kushtojë me shkarkim trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një prononcim për “Kanal 10” e ka paralajmëruar shkarkimin e Challandes.
“Trajneri matet me rezultate. Jo vetëm Challandes, por të gjithë trajnerët e secilës grupmoshë te Kosova maten me rezultate”, tha Ademi kur u pyet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit zviceran.
“Nuk jemi të bindur plotësisht ta shkarkojmë atë, por pas shortit për kualifikimet e Botërorit, ne do të ulemi dhe të diskutojmë për të marrë vendimin final”, tha Challandes.
Por nëse FFK-ja vendos për shkarkimin e tij, një problem i ri do të shfaqej. Kjo pasi organizata e futbollit kosovar vetëm pak muaj më parë vendosi t’ia vazhdonte edhe për dy vite kontratën Bernard Challandesit, i cili pati ecuri fantastike në Ligën D dhe në kualifikimet për EURO 2020.
Kjo kontratë ka vlerë 600 mijë euro, dhe kjo do ishte një humbje e madhe për futbollin e Kosovës.