Euro, Paundi dhe Franga regjistrojnë luhatje të lehta të vlerës. Bursa për datën 17 Nëntor 2020

0

Këtë të martë monedha europiane është forcuar në krahasim me ditën e hënë duke u blerë sot me 123.5 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq edhe Paundi britanik ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 137 lekë dhe duke u shitur me 138 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të vlerës duke u shfaqur i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa vijon edhe sot të blihet me 104.2 lekë dhe të shitet me 104.9 lekë sikurse edhe një ditë më parë.

Franga zvicerane është valuta e vetme kryesore që ka shënuar një rënie të vogël në raport me ditën e hënë duke u blerë këtë të martë me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë.

Bursa për datën 17 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA372.00– 8.25
DIESEL348.00– 3.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmJa kush janë mënyrat natyrale për uljen e nivelit të kolesterolit
Artikulli i radhësMerren në pyetje shefat e Facebook dhe Twitter, për herë të tretë në 3 javë