Ish-kryeministri Berisha dënoi kryeministrin Rama për vendosjen sipas tij në tavolinë e integritetit të Kosovës në Serbi.
Në një intervistë për ABC, Berisha tha se pretendimet serbe rifilluan pas ardhjes në pushtet të Ramës, i cili i lejon atyre që të flasin për të ndarë Kosovën.
Gjatë intervistës Berisha tregoi edhe një ngjarje që ka ndodhur sipas tij gjatë kohës kur ishte në pushtet.
“Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thash takohemi, por me një kusht. Cili është kushti, më pyetën? Thash që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thash të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës”, tha Berisha.
Ish-kryeministri theksoi se maxhoranca aktuale ka hequr nga rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë të fjalës “genocid”.