Gazetari Armir Shkurti ka treguar në rrjetet sociale sesa sa rritet niveli i dioksidit të karbonit pas vendosjes së maskës.
Sipas gazetarit brenda 1 minuti, pas vendosjes së maskës niveli i CO2 kapërceu limitin.
Shkurti po ashtu ka publikuar edhe një studim, ku thuhet se nëse niveli CO2 kalon 2000 PPM ka probleme për shëndetin.
“Sipas tij, nëse niveli i CO2 kalon 2000 PPM ka probleme për shëndetin. Unë isha në Pogradec. Vendi me ajrin më të pastër në Shqipëri!! Niveli i CO2 në ajër ishte rreth 430 PPM.
Brenda 1 minuti, pas vendosjes së maskës niveli i CO2 kapërceu limitin. KY ËSHTË EFEKTI I MASKËS! AQ MË SHUMË KUR TË DUHET TA MBASHË PËR SHUMË KOHË , PËRDITË!”- shkruan gazetari.