Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë kundër Bjellorusisë pasditen e sotme në orën 16:00 në “Air Albania” ndeshjen e fundit të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve.
Kjo konsiderohet si një finale, pasi përballen dy ekipet që kryesojnë grupin, me Bjellorusinë të parën që ka 10 pikë, ndërsa kuqezinjtë të dytët me 8 pikë.
Shqipërisë i duhet fitorja për të kapur vendin e parë, i cili i siguron ngjitjen në Ligën B.
Për këtë arsye, trajneri Edi Reja ka projektuar një formacion sulmues, me Manaj e Cikalleshi në vijën e parë, së bashku me Qazim Laçin, teksa mbështeten në mesfushë nga Memushaj, Gjasula dhe Memolla.
Albi Doka do të aktivizohet në mungesë të Hysajt të infektuar me Koronavirus.
Pas fitores me Kazakistanin, kuqezinjtë synojnë trepikëshin më të rëndësishëm, për të arritur objektivin e vendit të parë në grup.
Tashmë nuk ka më dilema, janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.