Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit në Kavajë, ku ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila u nxorr nga fusha e sportit nga autoritetet lokale teksa jepte një intervistë për News24.
Basha e quan të turpshëm dhe kriminal veprimin ndaj Lilës, teksa tregon se ka komunikuar me futbollistin i cili është pjesë e listave të kandidatëve të PD për deputetë.
Basha shkruan se kjo duhet të marrë fund dhe se “nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”.