Petrit Vasili: Qytetarë të mirë dhe krenarë i janë bashkuar LSI-së në Durrës, kanë marrë në dorë misionin shpëtimtar

0
Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një statusi në FB njofton se LSI-së në Durrës i janë bashkuar qytetarë të mirë, krenarë për emrin, profesionin e familjen që kanë tashmë misionin shpëtimtar të qytetit.

Vasili thotë se Durrësi është kapur prej fyti nga mafia rilindase dhe se janë këta qytetarë që do e shpëtojnë.

Ai thekson se këta qytetarë që i janë bashkuar LSI-së janë një frymëmarrje e re për Durrësin dhe fuqi pozitive.

STATUSI NGA PETRIT VASILI
LSI Durres misionare e clirimit te qytetit nga mafia rilindase.
LSI ne Durres nje frymemarrje e re, nje fuqi e madhe pozitive, qe shpeton qytetin nga hija e erret e mafies shteterore te bere njesh me krimin.
Qytetare te mire, krenare per emrin, profesionin dhe familjen e tyre i jane bashkuar LSI dhe kane marre ne duart e tyre kete mision historik shpetimtar.
Durresi krenari e vetes dhe e gjithe Shqiperise ne mijra vjet sot i mberthyer per fyti nga mafia dhe krimi shteteror kerkon shpetim.
Keta te rinj, te reja, burra e gra misionare te LSI na rikthyen dashurine e venitur per te bukurin Durres dhe shpresen e madhe qe qyteti do tju kthehet serish qytetareve dhe askush nuk do te mund tjua marre dot me kurre.
Mirenjohje per misionin tuaj.

Artikulli i mëparshëmÇfarë të bëni që të shmangni ankthet e pandemisë
Artikulli i radhësBE: Do të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër COVID-19