Ndërsa votoi për tu ri konfirmuar sërish në krye të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi tregoi publikisht se një nga qarqet ku do të garojë më 25 prill është Fieri.
Ajo shtoi po ashtu se, do të zgjedhë qarqet më të vështira.https://www.youtube.com/embed/0qgLrCzK4OQ
“Do kandidoj në qarqet më të vështira. Monika s’ka frikë nga gara dhe zgjedhjet. Sot në këto kushte s’kam qëllim të jem veç kryetare e LSI, kam një mision: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e gjithë shqiptarëve! T’i kthejmë këtu, të vijnë të punojnë këtu. Të jenë vetë zot. Shqipëria të jetë pjesë e Europës. Kodi i ri zgjedhor na e ka dhënë këtë mundësi të garojmë në disa qarqe, Fieri do jetë një nga zgjedhjet e mia”,- tha ajo.