“Është shumë ngjitës’/ Zbuluan një tjetër kërcënim për njerëzit, holandezët bëjnë lëvizjen urgjente

    0
    “Është shumë ngjitës’/ Zbuluan një

    Dy ferma në Holandë zbuluan një lloj shumë ngjitës të gripit të shpendëve. Menjëherë pas këtij konstatimi holandezët kanë kryer një therje masive të pulave.

    Punonjësit shëndetësorë vranë rreth 100,000 pula në një fermë shpendësh në një fshat të vendosur në provincën holandeze të Utrecht. Një shtesë prej 90,000 zogjsh u vranë në pjesën veriore të vendit.

    Ministria e Bujqësisë tha në të dy rastet ‘dyshohej një lloj shumë ngjitës i variantit H5’ të gripit të shpendëve.

    Ngjarja vjen një muaj pasi ministrja e Bujqësisë Carola Schouten, urdhëroi mbyllje e të gjitha kafshëve në fermat e pulave tregtare, pas zbulimit të dy mjellmave të ngordhura që rezultuan pozitive për gripin e shpendëve H5N8.

    Holandezët nuk janë të panjohur për vrasjet e lidhura me gripin e shpendëve.

    Në nëntor 2016, 190,000 rosa u therën në gjashtë ferma, pas zbulimit të virusit në një fshat të vendosur 70 kilometra në lindje të Amsterdamit.

    Artikulli i mëparshëmBill Gates nxjerr në pah të tjera plane dhe skenare të errëta, maniati panikos botën me deklaratën e fundit, parashikon një tjetër pandemi të rëndë: Po patëm fat, do të vijë brenda …
    Artikulli i radhësKeni kaluar një ftohje të zakonshme? Publikohet studimi më i ri që tregon çfarë i ndodh trupit pas një gripi normal: Ja si ndikon në rast infektimi nga virusi Covid