Brenda tyre është më ftohtë se në Arktik. Tani këta super-frigoriferë janë të nevojshëm për të ruajtur vaksinat e koronavirusit.
Sipas BILD, vaksinat e Biontech dhe Pfizer duhen ruajtur në temperatura minus 70 gradë.
Kjo arrihet me frigoriferët që prodhohen nga kompania gjermane, Binder.
Themeluesi i kompanisë, Peter Binder thotë se ata prodhojnë frigoriferë me temperatura deri në minus 90 gradë celsius. Për më tepër, temperatura nga jashtë mbetet normale, teksa brenda është akull.
Kompania me 450 punonjës ka nisur prej marsit punën me ritme të shpejta. “Frigoriferët tanë po kërkohen në mbarë botën. Ata po instalohen në qendra strategjike”, thotë Binder.
Gjatë dy javëve të shkuara kompania ka marrë me qindra telefonata dhe emaile me kërkesa për të blerë frigoriferët.