Ka qenë i dhimbshëm lajmi për vdekjen në moshë të re të grimeres kosovare, Marigona Obertinca. Por, edhe më e dhimbshme është dyshimi dhe arsyeja që ka çuar në vdekjen e saj.
Indeksonline mëson se “Make-up” artistja kosovare ka vdêkur nga mbidoza. Burimet tona tregojnë se Marigona ishte shtruar në spital pas përdorimit të tepruar të narkotikëve dhe nuk ka arritur të mbijetonte.
Përdorimi i narkotikëve në Kosovë është në nivel shqetësues kohët e fundit. Statistikat tregojnë se numri i përdoruesve të drògës po rritet dhe se shoqëria kosovare është duke u përballur me një virus shtesë siç janë narkotikët.
Ndërkohë që në lajmërimin e të afërmve, familja e Obertnicës është shprehur se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje.