Myrto Uzuni shkruan historinë e Ferencvaros, bëhet lojtari i parë në historinë e klubit që arrin të shënoj në Torino, por më shumë se sa ky detaj, për Uzunin ishte thjeshtë një ëndërr e bërë realitet. Në Itali festën e tij e konsiderojnë si një sfidë ndaj Ronaldos, ndërsa për ata që e njohin, sulmuesi beratas thjeshtë festoi si idhulli i tij, C.Ronaldo. COVID-19 i privoi sfidën e parë, por fati e deshtë që Uzuni të rikthehej në fushë, në ndeshej ne kthimit, të shënonte dhe të festonte si portugezi.