Shteti grek ka filluar që përveç të infektuarve me COVID-19 në vendin e tij, të përkujdeset edhe për ata në Shqipëri. Qeveria ka vendosur që të trajtojë në spitalet greke gjithë minoritarët, të cilët janë të sëmurë rëndë me koronavirus.
Natën e kaluar, 3 persona u transportuan me ambulancë nga Kakavija për në spitalin e Janinës.
Sipas mediave greke, një prej pacientëve nga Himara ishte në gjendje të rëndë për jetën. Pacientët e tjerë ishin një mësues nga Livadhi me probleme serioz të frymëmarrjes dhe një mjek nga Derviciani.
Ndërkohë që në Greqi për t’u kuruar nga pandemia e koronavirusit ishte edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u dërgua në vendin fqinjë me avion ushtarak.