Është ndarë nga jeta pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti, si pasojë e Covid 19. Lajmi bëhet i ditur nga ana e koleges Majlinda Keta, e cila shprehet se Noti ka lënë pas dhimbje mes kolehëve dhe studentëve, ndërsa shprehet se fjalët për këtë ikje sot janë të pakta.
Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid 19, pas Irena Bogdanit të Fakultetit Ekonomik.
“Prof. Kozeta Noti, unikja mes nesh, per gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me te cilin konsumoje cdo minut te jetes tende….. na e trondite shpirtin, na e thave adrenalinen e punes ne grup me ty, na e shemtove grupin e festaxhinjve ne fakultet….. duke ikur prej nesh, pasi te morri me vete ky virus flame.
A e mendove se cfare do te na shkatoje ne te gjithe kur ike? Ti ishe e bindur sa te doja dhe sa te donin te gjithe ne FShS pa harruar studentet e tu. Ti e mira qe dhe dje pasdite me keshilloje qe te vleresoja cdo detaj te prekjes nga kovidi qe te mos vija aty tek ty…. ferri qe nuk di si nuk u mund nga miresia jote.
Kozi jone, Kozi im kush nuk u interesua per shendetin tend keto dite nga koleget e tu…. po nuk fituam. Kozi na trondite shpirtin, ike e dyta, pas Prof. Irenes nga komuniteti i profesoratit te Universitetit te Tiranes. Kozi na i meke fjalet se na mbyti loti dhe dhimbja. U prehsh e qete unikja ne miresine mes nesh, Prof. Kozeta Noti!”, shkruan Keta në postimin e saj në rrjetet sociale.
Noti ka qenë lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Hollandë.