AAK: Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi shkon në zgjedhje

0

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për mediat vendase është shprehur se nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e Ramush Haradinajt, vendi shkon në zgjedhje. Kjo deklaratë erdhi pasi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se partia e tij nuk do ta votojë Haradinajn për kryetar të shtetit. Hoxhaj tha, po ashtu, se deputetët e PDK-së do të votojnë për shef të shtetit vetëm kandidatin që vjen nga radhët e subjektit të tyre politik.

Nga ana tjetër deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se nëse partitë e tjera nuk e përkrahin liderin e tyre atëherë vendi shkon në zgjedhje. Ndërkaq, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje para mediave, tha se javën e ardhshme do të takohen me partitë politike për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se është më mirë të arrihet pajtueshmëri për emrin e shefit të shtetit dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

Artikulli i mëparshëmArrestohen dy të rinj në Tiranë pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike
Artikulli i radhësTirana nuk fiton as në shtëpi, Dede 1 pikë në 2 ndeshje: Kastrioti godet në Korçë, Partizani ‘pushton’ Fierin