Shkoi në Dubai me kryeministrin Rama, ministri Ahmetaj firmos marrëveshjen e rëndësishme

0
Shkoi në Dubai me kryeministrin Rama, ministri Ahmetaj firmos

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërim, Arben Ahmetaj udhëtoi sot drejt Dubait për të nënshkrua një marrëveshje të rëndësishme.

Ahmetaj ka firmosur në Abu Dhabi marrëveshjen për ndërtimin nga Emiratet e Bashkuara të 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë.

“Abu Dhabi – 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin. Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin”, shkruan Ahmetaj, teksa ndan dhe videon ku firmos marrëveshjen.

Rama dhe Ahmetaj janë pritur në Emiratet e Bashkuara nga Princi i Kurorës Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si dhe sheiku e ndërtuesi Mohamed Ali Alabbar. Ky i fundit është ndër sipërmarrësit më të mëdhenj global që ka ndërtuar ndërtesën më të lartë në Dubai, e quajtur Burj Khalifa.

Një nga kompanitë e tij më të mëdha, Emaar Properties, regjistron të ardhura vjetore më të larta se 7 miliardë dollarë.

Artikulli i mëparshëmGjermania: Shqipëria s’ka plotësuar kushtet, Rama rrëzoi ‘5 qershorin’
Artikulli i radhësPërpjekje për të vrarë Presidentin Erdogan/ Grushti i shtetit në Turqi, ky është gjyqi ndër më të mëdhenjtë në historinë e vendit, caktohet burg përjetë për 337 të akuzuarit e profilit të lartë