COVID-19 “godet” lëvizjet e shtetasve – Në tetor hynë 46.7% të huaj më pak se vjet, në 10 muaj 90% më pak spanjollë

0

Bllokimi i lëvizjeve si pasojë e masave kufizuese të marra nga shtetet për frenimin e përhapjes së COVID-19 ka ulur ndjeshëm hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në muajin tetor hynë në territorin shqiptar 206.439 shtetas , duke shënuar një rënie me 46,7%. Ndërkohë që, për 10-mujorin në total vendin tonë e kanë vizituar 2.328.641 të huaj apo 60,2% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë dhjetë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 41,6%, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Rënia e numrit të vizitorëve të huaj impaktin drejtpërdrejt turizmin, duke sjellë pasoja të konsiderueshme në ekonominë shqiptare për shkak të rëndësisë që ka ky sektor për vendin.  Ndërkaq, sa i takon hyrjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në tetor, ato rezultuan në rënie me 44,4%.

Rënie me 45.4% gjatë muajit tetor kanë pësuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar. Daljet e shtetasve shqiptarë ranë me 44,6%, ndërsa të shtetasve të huaj me 46,3%, në raport me tetorin e 2019-ës. Për periudhën janar-tetor, numri i shtetasve shqiptarë ra me 49.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Artikulli i mëparshëm‘Dita e Falenderimeve’, zanafilla e historisë që prej 1621-shit
Artikulli i radhësStudim – Pse ekziston e qeshura? 3 teoritë e zanafillës