Quajeni stadiumi “Maradona”: Impianti i Napolit me emrin e tij që në ndeshjen e ardhshme

0

Nuk ka më San Paolo, por vetëm Maradona. “Kam lexuar propozimet alternative por në fund emri do të jetë Stadiumi Diego Armando Maradona. Procedurà do të jetë më e shpejta e mundur. Sot ishte një mbledhje e komisionit toponomastik, të premten kam thirrur atë të Komunës e do të përfundojmë gjithcka. Pastaj një kalim tek Prefekti që ne e kemi aktivizuar që tani. Kam të drejtë të pretendoj se nga ndeshja e ardhshme e Napolit në shtëpi mund të zyrtarizohet emri”. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Napolit Luigi De Magistris.

“Ceremoni zyrtare? Të shohim. Do të ketë disa momente që duhen vendosur bashkë, duhet të krijohet edhe një pllakë zyrtare – vazhdoi De Magistris në mikrofonët e Radio Marte – Në këtë periudhë nuk mund të ketë pjesëmarrje popullore. Tani urgjenca është që zyrtarisht të emërtohet stadiumi. Unë shoh në rendin natyror të gjërave që në një moment do të ketë një shesh ose një rrugë me emrin e Maradonës. Rezultati më i fortë, sidoqoftë, është stadiumi: atje na bëri të gëzohemi dhe të ëndërrojmë. Unë mendoj se stadiumi Diego Armando Maradona është zgjidhja më e mirë. Kishte edhe propozime të tjera por ky është vendimi” – përfundoi kryebashkiaku.

Artikulli i mëparshëmI zoti i shtëpisë detyron Ramën të heqë këpucët, Ben Ahmetaj shfaqet me çorape rozë
Artikulli i radhësGreqi/ 1044 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 85 vdekje