Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur në Kanada, ku një djalë 1 vjeçar është qëlluar për vdekje gjatë një incidenti që ndodhi mes policëve dhe babait të tij.
Ende nuk është konfirmuar nga hetuesit nëse policia e ka vrarë djalin.
Sipas informacioneve, ditën e enjte, oficerët në komunitetin e Liqeneve Kawartha në Ontario u njoftuan se një familje kishte mosmarrëveshje.
Babai dëshironte të rrëmbente djalin e tij me një armë zjarri në dorë. Një komshi është shprehur për mediat e huaja se një grua, djali i saj dhe një terapisti trokitën në derën e tij, duke kërkuar strehim.
Policia shumë shpejti gjeti automjetin e babait gjatë një rruge rurale të vendit. Pasi policia u përpoq ta ndalonte atë, kamioni u përplas me një makinë policie dhe një automjet tjetër. Një oficer u godit nga kamioni dhe u plagos.
Tre oficerë më pas qëlluan me armët e tyre drejt automjetit, sipas Njësisë Speciale të Hetimeve.
Djali 1 vjeç ndodhej në sediljen e pasme dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri.