Përparim Kabo paralajmëron goditjen që do të tronditë politikën shqiptare, por ka një ‘lajm të keq’: Ritmi është i frikshëm. Do të duhen…

0
Përparim Kabo paralajmëron goditjen që do të tronditë

Profesori Përparim Kabo u shpreh se Reforma në Drejtësi duhet të ishte bërë për të ndëshkuar personat e korruptuar, madje shtoi se ky proces duhet të kishte mbaruar para zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se fëmijët e politikanëve e të pasurve, të cilët ikin për të studiuar jashtë, gjëja e parë që mësojnë është etika dhe morali. Për këtë arsye, sipas profesorit, kur rikthehen, “nuk duan të shikojnë me sy prindërit e tyre”, të cilët i kanë shkolluar me para të pista.

 “Unë mendoj që Reforma në Drejtësi do të prodhojë vetëm pastrimin, ndryshimi i drejtësisë do të vijë kur të shikojmë që ata që do të rizgjidhen do të jenë si ata që ikën apo do të jenë ndryshe. Ky është problem i madh sepse mund të iki një palë dhe vjen një palë siç ka ndodhur në politikë. Por pastrimi dhe ndëshkimi i tyre siç ka kërkuar administrata amerikane është një shembull. Një filozof thotë që frika është përgjigja politike e të gjitha kohërave. Pra pa ndëshkimin politik nuk mund të lindë frika për të mos e bërë nesër atë gjë, por për të bërë atë që duhet. Kultura pandëshkueshmërisht i ka bërë këto trima edhe para betejës, edhe gjatë betejës dhe mbas betejës. Në këtë kuptim kësaj reforme duhet t’i shkojmë deri në fund. Por ritmi është i frikshëm, shumë i ulët. Nëse do të vazhdohet kështu me aq sa do të shkojnë në VETING do të duhet 10 vite, kur këta duhet të kishin mbaruar brenda 2020, maksimumi para zgjedhjes së prillit duhet të kishte mbaruar. Zbulimi i së fundit i njollave të atyre që kanë marrë përsipër të bëjnë gjykimin, është një thikë mbas shpine që i është vendosur kësaj reforme. Përse kaq të djallëzuar ne shqiptarët me fatin tonë! Ç’është ky mllef i brendshëm për të vrarë veten. Në një sistem drejtësie të besueshëm përfitojnë të gjithë, edhe fëmijët e atyre pasuroreve përfitojnë që ata i çojnë për t’i shkolluar në shkollat më të mira jashtë. Gjëja e parë që ata mësojnë ç’është morali. Ata kur vijnë këtu të parët njerëz që nuk duan t’i shikojnë me sy janë prindërit e tyre. Kjo është një krizë e brendshme”, tha Kabo për Top Talk.

Artikulli i mëparshëmZyrtare/ BE i thotë ‘JO’ negociatave, ja data kur mund të miratohen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Artikulli i radhësÇfarë kuptimi kanë këto 2 vrima në fund të shpinës