Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Selanik ku një 16-vjeçar ka humbur jetën për shkak të një zjarri . Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Sipas informacioneve të para zjarri ka rënë në katin e 3 të një pallati dhe brenda tij ishte vetën 16-vjeçari.
Pas rënies së zjarrit, Forcat e Rendit dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në ngjarje ku dhe bënë evakuimin e gjithë ndërtesës. Zjarrëfikësit e kanë vendosur shpejt zjarrin nën kontroll por fatkeqësisht nuk arritën që ta shpëtonin adoleshentin.
Autoritetet policore janë shprehur se 16-vjeçari nuk arriti të dalë nga banesa për shkak se kishte disa probleme me lëvizjen. Policia po punon në vendngjare për të zbuluar shkaqet që çuan në rënie të zjarrit.