Policia ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku është vrarë Benjamin Bezhanaj.
Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë mbi atentatin dhe më pas policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë gjetur të pajetë 27 vjeçarin. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Në fotot që shfaqen më poshtë duken qartazi pamjet nga atentati në Vlorë.