Shkencëtarët kanë gati modelin në bazë të të cilit mund të parashikohet rrjedha e COVID-19

0
LILLE, FRANCE – FEBRUARY 17: Sandrine Belouzard, virologist and researcher, uses a microscope as she works in her epidemiology laboratory of the “Infection and Imminence Center” at the Pasteur Institute of Lille on February 17, 2020 in Lille, France. The research institute has sequenced the genome of Coronavirus 2019-nCoV using blood samples taken from the first confirmed French cases of the virus. The institute’s scientists will now focus on developing how the virus works, treatments and a possible vaccine. (Photo by Sylvain Lefevre/Getty Images)

Modeli i parë shkencor në bazë të të cilit mund të parashikohet rrjedha e 10-15 ditëve të para të infeksionit

Tre hulumtues italianë, Paolo Maria Matricardi, Roberto Valter Dal Negro dhe Roberto Nisini, kanë ofruar modelin e parë shkencor në bazë të të cilit mund të parashikohet rrjedha e sëmundjes në 10-15 ditët e para të infeksionit, ka njoftuar Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë, shkruan Huffington Post.

Tre faktorët, sipas vlerësimit të shkencëtarëve italianë, janë:

– imuniteti i dobët, i shpeshtë te personat e moshuar apo te njerëzit pa antitrupa për shkak të dëmtimeve gjenetike;

– ekspozimi serioz dhe i zgjatur ndaj virusit, si edhe në rastin e punëtorëve shëndetësorë;

– lodhja fizike intensive dhe afatgjatë në fazën e inkubacionit në ditët drejtpërdrejt para fillimit të sëmundjes siç ka ndodhur në rastin e vrapuesit të parë të maratonës në Këln.

Konkretisht ky model shkencor mund t’u ndihmojë mjekëve që të orientohen më mirë në shërimin e të infektuarave në fazën e dytë të sëmundjes.

– Ky është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër virusit, sepse bashkon mozaikun e madh dhe u ofrohet mjekëve, hulumtuesve dhe administratorëve një lloj “navigatori”.

Ky studim do t’u mundësojë që më mirë dhe më saktësisht të orientohen në preventivën, diagnozën dhe mbikëqyrjen e masave të aplikuara shëndetësore – thuhet në komunikatën e Institutit të Lartë italian të Shëndetësisë (ISS).

Artikulli i mëparshëmEpidemia e re me emrin komplotizëm
Artikulli i radhësVënia e parfumit në kërthizë, truku të cilin nuk e keni ditur se ju nevojitet