Paralajmërimi i OKB-së: Në vitin 2021 rrezikohemi nga një katastrofë e madhe…

0
Paralajmërimi i OKB-së: Në vitin 2021 rrezikohemi nga një

Pas krizës së koronavirusit njerëzimi mund të përballet me një katastrofë humanitare. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se 2021-shi mund të rezultojë një vit katastrofik, për shkak të thellimit të krizave ekonomike, të urisë e të migracionit.

Sipas David Beasley, drejtorit të Programit Botëror të Ushqimit, “viti 2021 do te jetë katastrofik, mbi bazën e asaj që po shohim në këtë fazë. Tkurrja ekonomike ka qenë e madhe, dhe nevojat janë dyfishuar. Por nëse grumbullojmë fondet e nevojshme mund të parandalojmë destabilizimin, krizën e urisë dhe migracionit. Në të kundërtën do të përballemi me krizën më të rëndë humanitare që prej themelimit të Kombeve të Bashkuara”.

Siç bëri të ditur OKB më herët gjatë javës, masat e ndërmarra kundër pandemisë dhe impakti ekonomik kanë rritur me 40 përqind numrin e personave që kanë nevojë për ndihma humanitare.

Ndërkaq në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi shteteve të pasura të mos i shtypnin më të varfrit në vrapin për vaksinën.  ”Thjesht nuk mund të pranojmë një botë ku të varfrit të shtypen nga të pasurit në garën për vaksinat. Kjo është një krizë globale dhe zgjidhjet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë si të mira publike globale, e jo si komoditete private që thellojnë pabarazitë”, deklaroi kreu i OBSH-së.  

Më vonë, Ghebreyesus bëri thirrje për solidaritet në përballjen me pandeminë e COVID-19 e cila siç tha tregoi më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit. Sipas tij, kriza e koronavirusit është më e rënda me të cilën është përballur OKB-së në 75 vitet e fundit.

Artikulli i mëparshëm“Ndodh për herë të parë”, profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë
Artikulli i radhësRezervohen 10 miliardë doza vaksina kundër COVID-19