Tiranasit dhe vlonjatët, më të pasurit, deri në 3500 euro depozita për frymë, Lezha në vend të fundit

0

Nga “Scan Intelligence Unit”

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të Shqipërisë janë më të pasura, e cilat më pak të pasura. Për të arritur në një përfundim të qartë janë marrë në analizë vetëm depozitat e individëve, si në lek, ashtu edhe në valutë, gjatë muajit tetor, dhe janë krahasuar me popullsinë e atij qarku. Banka e Shqipërisë raporton të dhënat vetëm për 8 qarqe, ndërkohë që mungojnë: Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Berati, të cilat kanë një popullsi relativisht të vogël. Nga përpunimi i këtyre të dhënave, rezultoi se, Tirana mban vendin e parë me më shumë depozita për frymë, plot 431 mijë lekë, ose 3493 euro për frymë. Në vend të dytë ndërkohë me një diferencë jo fort drastike me kryeqytetin dhe jo nën presionin e vendit të 3-të, ndjekin vlonjatët, me 2985 euro depozita për frymë. Durrësi ndërkohë mbyll “podiumin”, me 2256 euro për frymë. Në vend të fundit të renditjes ndërkohë, gjejmë qytetarët e qarkut të Lezhës, me vetëm 1315 euro depozita për frymë, ose rreth 2.65 herë më pak se kryqytetasit që mbajnë vendin e parë, si më të pasurit e republikës./SCAN

Artikulli i mëparshëmPlani më ambicioz në botë për përballimin e ndryshimeve klimaterike/ Mbyllet industria e naftës në Danimarkë
Artikulli i radhësRama nxjerr videon, shihni si bëhen testet e shpejta në një vatër infeksioni në Tiranë, përgjigjja për 15-30 minuta